Tuesday, November 17, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeOpinionLULZIM NASUFI: KOMUNA E STRUGËS T’I NDIHMOJË ÇIFTET E REJA MARTESORE ME...

LULZIM NASUFI: KOMUNA E STRUGËS T’I NDIHMOJË ÇIFTET E REJA MARTESORE ME LIRIM NGA PAGESA E KOMUNALEVE ?!

KOMUNA E STRUGËS T’I NDIHMOJË ÇIFTET E REJA MARTESORE ME LIRIM NGA PAGESA E KOMUNALEVE ?!

Do të ishte një mesazh i qartë dhe një simbolike e Komunës së Strugës, nëpërmjet Buxhetit të 2027 dhe Buxheteve të tjera pasuese, për të dëshmuar se të rinjëve u afron përkrahje, pasi që të rinjtë kanë nevoj dhe meritojnë përkrahje, për të dëshmuar se familja është vlerë dhe se ëndrra për të ndërtuar një shtëpi e për të krijuar një vatër familjare nuk duhet të mbetet vetëm dëshirë apo ëndërr individuale për shkak të barrës financiare.

Aktualisht kjo iniciativë është në qarkullim në komunat e Shkupit për lirimin nga pagesa për kompensimin e rregullimit të tokës ndërtimore (në popullatën njihen si Komunale) për masën deri në 70%, për çiftet e reja martesore në moshën deri në 40 vjeç, për objekte banimi individuale me sipërfaqe bruto deri në 300 m2, e cila do të ishte më shumë se një lehtësim financiar.

Mbështetja për të rinjtë është investim në familje, është investim në zhvillimin e Strugës më të mirë për brezat që do të vijnë, apo çiftet e reja që do ndërtojnë një shtëpi, e me këtë edhe në ndërtimin e të ardhmes së tyre në Strugë!

Lulzim Nasufi.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!