Sot eshte 54 vjetori i lindjes se aktorit Artan Imami .
Aktori lindi ne Tirane, me 11 shkurt 1961. Kreu Institutin e Larte te Arteve, dega dramatike (1983). Pas mbarimit te studimeve u emerua si aktor ne Teatrin Popullor* dhe luajti aty disa role kryesore, deri ne vitin 1996, kohe kur u largua nga ky teater dhe pergjithesisht nga skena. Nga rolet e para qe i dha sukses ishte Petrucio ne komedine Zbutja e kryeneces e Shekspirit, me te cilin i dha forme djaloshit me karakter te forte, inteligjent, jo aq te vrazhde, kinse i zemeruar, por sidoqofte brenda optrise qe ai perfaqesonte si njeriu qe e “buti” Katerine e llastuar nepermjet dashurise .Cilesine me te larte te aktrimit te tij e arriti me rolin e Stresit te dramatizimi i noveles se Ismail Kadarese *Kush e solli Doruntinen .Ne interpretimin e tij ra ne sy qartesia e fjales dhe logjika e veprimit, e tretur ne nje pershtatshmeri plastike qe i shkonte personazhit, sikurse ndertimi i diagrams temporitmike gjegjesisht hetimit dhe dyshimeve qe ai kishte lidhur me sjelljen e Doruntines prej te vellait te vdekur. Me pas, luajti Dob Zhuanin ne komedine homonime te Molierit, ku ishte edhe vete regjisor. Ka luajtur edhe ne disa filma.