Friday, November 27, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniFundjava sjell përkeqësim të motit, shi të rrëmbyeshëm, borë dhe rënie të...

Fundjava sjell përkeqësim të motit, shi të rrëmbyeshëm, borë dhe rënie të temperaturave

Moti i paqëndrueshëm do të vazhdojë edhe gjatë fundjavës në Maqedoninë e Veriut, me reshje shiu, të cilat në disa zona pritet të jenë të rrëmbyeshme, ndërsa me depërtimin e masës së ftohtë ajrore nga veriu, pritet edhe borë.

Gjatë ditës së sotme pritet mot kryesisht i vranët, me reshje të herëpashershme shiu, të cilat lokalisht mund të jenë të rrëmbyeshme, me mbi 20 litra për metër katror brenda 24 orëve.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi jugor, me intensitet të lehtë deri mesatar.
Në Shkup gjithashtu parashikohet mot i vranët dhe me reshje shiu, veçanërisht gjatë pasdites dhe orëve të mbrëmjes.

Paqëndrueshmëria atmosferike do të jetë e pranishme deri të dielën, kur në disa pjesë të vendit pritet të ketë reshje shiu me mbi 30 litra për metër katror në 24 orë.

Gjatë fundjavës, si pasojë e depërtimit të ajrit të ftohtë nga veriu, në disa zona më të ulëta reshjet mund të përzihen me borë, ndërsa në zonat malore pritet kryesisht reshje dëbore.

Në viset malore parashikohet formimi i shtresës së re të borës deri në 20 centimetra, ndërsa në zonat më të larta pritet grumbullim prej 2 deri në 10 centimetra.

Nga e hëna pritet stabilizim i kushteve atmosferike, por moti do të mbetet i ftohtë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!