Më 26 nëntor 2026, zyrtarë policorë të Stacionit Policor të Ohrit arrestuan një person 55-vjeçar nga Ohri, i cili dyshohet se ka shkaktuar zjarr në banesën e tij, të ndodhur në rrugën “Goce Dellçev” në Ohër.
Falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë, pjesëtarëve të Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve në Ohër dhe ekipeve mjekësore, është realizuar evakuimi i disa banorëve të ndërtesës.
Me automjete të Ndihmës së Shpejtë, tetë persona, të cilët kishin pësuar lëndime dhe vështirësi në frymëmarrje, janë transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të Ohrit.
Në koordinim me institucionet e tjera, SPB Ohër po ndërmerr masa shtesë për mbështetjen e banorëve dhe qetësimin e situatës.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj 55-vjeçarit do të parashtrohet kallëzim penal për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, njoftojnë nga SPB Ohër.














