Friday, November 27, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeOpinionIzmit Nura: Presidenti i Shqipërisë vizitoi Strugën, por la pas shumë pikëpyetje...

Izmit Nura: Presidenti i Shqipërisë vizitoi Strugën, por la pas shumë pikëpyetje për protokollin dhe respektin ndaj historisë kombëtare

I dashur President i Republikës së Shqipërisë , me keqardhje po ju shkruaj publikisht, por është mbushur kupa.
Unë jam rritur dhe kam luftuar gjith jetën për një dashuri, atë ndaj nënës Shqipëri.
Për shqipëtarët jashtë Shqipërisë Londineze presidenti i Shqipërisë ka qen ëngjëlli mbrojtës apo siq i thuan ndryshe gardian i çështjes kombëtare.
Më duhet të citoj për lexuesin se:
Neni 8 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë lidhet drejtpërdrejt me shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë.
Teksti përmban tri pika:
1. Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj.
2. Republika e Shqipërisë mbron të drejtat e shtetasve shqiptarë me banim të përkohshëm ose të përhershëm jashtë kufijve të vet.
3. Republika e Shqipërisë u siguron ndihmë shtetasve shqiptarë që jetojnë e punojnë jashtë shtetit për të ruajtur e për të zhvilluar lidhjet me trashëgiminë kulturore kombëtare.
Struganët e mij por dhe shqiptarët jashtë Strugës u gëzuan për ardhjen tuaj – President i Shqipërisë.
Ju, erdhët!
Ska si bëhet më mirë, këndej kufirit në Strugë ju priste kryetari shqipëtar.
Tepihu i kuq nuk u shtrua , ndoshta s’kanë pasur mundësi ta blejn?
Hymni shtetëror nuk u intonua dhe këtu mund të ketë pasur probleme teknike që pamundësuan- një domosdoshmëri protokollare.
Niset viziten duke ua prezantu kryetari “qifligjet” e “sarajet” por rreth tyre në brigjet e drinit hallëmadh ndodhen dhe bustet e dy burrave që bën Shqipërin tonë Ibrahim Temo dhe Dervish Hima si nuk patet një minutë kohë ti nderoni.
Edhe dy ditë na ndajnë nga 28 nëntori Vlorës, nuk e dij a ju kanë tregu o Presidenti i Shqipërisë se nga Struga dhe Ohëri ka pasur shumë pjesmarrës në aktin e shpalljes së pavarësis dhe pak metra nga bashkia ndodhet jo vetëm vendprehja e delegatit dhe nënshkruasit të pavarësis Nuri Sojliu por dhe vendëprehja e djalit të atit të Pavarsis Ismail Qemali pra i Qazim Bej Vlores.
Mos zgjatem më shumë për sa e sa arsye tjera obliguese shtetrore e morale Strugën nuk duhej ta kalonit me një vrap pele dhe Struga e bukur tju priste pa fustanin kuq e zi, por me një politik që nga anët tona i thuan “as mish, as peshk”.
Më lejo që tju përgëzoj për viziten në Livadhin e betejave të Gjergjit tonë, në muzeun e profesorit tim të cilit duhej tja bënit pyetjen nëse do e vizitonit: Përse varri Qazim Vlores ka tre gurë???!
Keqardhje!
Un e dua Shqipërin edhe kur sësht mirë , se e dua siq do djali Nënën.
Tjetër herë kompentët e protokollit andej e këndej të kenë kujdes kur dhe ku lëviz burri i parë i Shqipërisë.
Disa momente nuk përsëriten, prandaj mbani shënim për herat tjera.
Gëzuar 28 Nëntorin 🇦🇱

Zoti e bekoftë Shqipërinë.

Atdheu detyrë mbi detyrat!

Izmit Nura

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!