Stacionet policore për sigurinë e komunikacionit rrugor në Ohër dhe Strugë po zbatojnë masa intensive për sigurimin, kontrollin dhe rregullimin e trafikut në të dy qytetet.
Masat përfshijnë veçanërisht bulevardin „Turisticka“ në Ohër, një pjesë të autostradës Ohër-Kërçovë, qendrën e qytetit të Strugës, rrugën rajonale Strugë-Dibër, si dhe rrugë të tjera ku nuk do të lejohet ndalimi dhe parkimi i automjeteve.
Gjatë lëvizjes së delegacioneve priten ndërprerje të shkurtra të komunikacionit, të cilat do të zgjasin deri në kalimin e automjeteve me të cilat transportohen pjesëmarrësit e takimit.
Për zhvillimin e sigurt dhe pa pengesa të aktiviteteve, SPB Ohër ka vendosur koordinim me shërbimet e pushtetit lokal, ndërmarrjet publike dhe institucionet e tjera përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve dhe infrastrukturës.
Policia u bën apel qytetarëve dhe drejtuesve të automjeteve që të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve policorë në terren dhe t’i përdorin automjetet vetëm në raste të domosdoshme gjatë periudhës së zbatimit të këtyre masave.














