Agron Sylejmani nga Ferizaj ndryshon mbiemrin në Mani: “Nuk dua të identifikohem me identitetin e pushtuesit osman”
Agron Sylejmani nga Ferizaj ka bërë të ditur se ka vendosur të ndryshojë mbiemrin e tij familjar nga Sylejmani në Mani. Sipas njoftimit të tij, ndryshimi përfshin edhe familjen e tij.
Ai shpjegon se këtë vendim e ka marrë për arsye të identitetit kombëtar, pasi mbiemrin e mëparshëm e lidh me periudhën e Perandorisë Osmane dhe identitetin osman.
Sylejmani thotë se për një kohë të gjatë nuk është ndjerë mirë me këtë mbiemër, duke theksuar se edhe gjatë qëndrimit në Zvicër, mbiemri i tij shpesh ka bërë që të tjerët ta identifikojnë si turk apo arab.
Përmes një mesazhi drejtuar miqve të tij, ai ka bërë të ditur se tashmë ndjehet më i lehtësuar dhe se me mbiemrin e ri, Mani, dëshiron të shprehë më qartë identitetin e tij shqiptar.














