Shkolla në fshatin Livadhi prej disa ditësh po përballet me mungesën e ngrohjes, ndërsa për këtë situatë deri më tani nuk ka pasur reagim, ka theksuar në një reagim Burim Pollozhani.
Ai ka kritikuar Komunën e Strugës dhe kryetarin e saj, duke vënë në pikëpyetje prioritetet, pasi, sipas tij, në vend që të zgjidhen problemet me të cilat përballen nxënësit, fokusi është te aktivitetet festive dhe fotografitë publike.
“Shkolla e fshatit Livadhi ka disa ditë që nuk ka ngrohje dhe, me sa shoh, askush nuk reagon. Ndërsa dje e pashë kryetarin e Komunës së Strugës të festonte Ditën e Alfabetit. Zotërinj, kuptoni që festë është atëherë kur ju siguroni kushte normale për mësim fëmijëve dhe jo të fotografoheni. PR nuk t’i zgjidh problemet, përvishni mëngët, sepse duke u fotografuar nuk zgjidhen problemet”, ka shkruar Pollozhani.
Reagimi i tij vjen në lidhje me kushtet në të cilat zhvillohet procesi mësimor në shkollën e Livadhisë, ku sipas tij, mungesa e ngrohjes prej disa ditësh po mbetet pa zgjidhje.
(Struga Ekspres)














