Kryeministri Hristijan Mickoski sot në Qafethanë deklaroi se projekti për ndërtimin e autostradës që do të lidhë Tetovën me Ohrin po ecën sipas planit dhe synohet të përmbyllet deri në vitin 2029.
Sipas tij, punimet janë duke u zhvilluar në disa pjesë të projektit, përfshirë aksin Tetovë–Gostivar dhe Gostivar–Bukojçan, ndërsa tashmë është aktivizuar edhe segmenti Bukojçan–Kërçovë. Ky i fundit do të jetë pjesë e lidhjes me autostradën Kërçovë–Ohër.
Mickoski ka paralajmëruar gjithashtu se autostrada Kërçovë–Ohër pritet të përfundojë dhe të vihet në funksion deri në fund të tremujorit të dytë të vitit të ardhshëm.
Për pjesën e rrugës që do të vazhdojë nga Trebenishta në drejtim të Qafë Thanës, ai ka bërë të ditur se po shqyrtohet mundësia e një traseje alternative, për shkak të kufizimeve që lidhen me zonën e mbrojtur nga UNESCO.
(Struga Ekspres)














