Saturday, November 21, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeRajoniRrufeja godet avionin e “Air Serbia”-së gjatë fluturimit drejt Mostarit

Rrufeja godet avionin e “Air Serbia”-së gjatë fluturimit drejt Mostarit

Ngjarja ka shkaktuar shqetësim te pasagjerët, por fatmirësisht fluturimi ka përfunduar pa pasoja.

Avioni i kompanisë serbe “Air Serbia” është goditur nga rrufeja gjatë fluturimit JU634 nga Beogradi drejt Mostarit, më 20 nëntor. Pavarësisht incidentit, piloti ka arritur ta ulë aeroplanin në mënyrë të sigurt, pa të lënduar në mesin e pasagjerëve.

Për shkak të goditjes nga rrufeja, fluturimi kthyes JU635 drejt Beogradit, i planifikuar për në orën 15:15, është anuluar për shkak të kontrolleve të detyrueshme teknike. Pasagjerëve u është siguruar transport me autobus drejt Beogradit.

Nga kompania ajrore kanë konfirmuar se rrufeja e ka goditur aeroplanin për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike, duke theksuar se avionët modernë të udhëtarëve janë të projektuar për t’i përballuar këto situata.

Në mesin e pasagjerëve ndodhej edhe këngëtarja e njohur serbe Aleksandra Mladenoviq, e cila pas uljes ka reaguar në rrjetet sociale:

„Faleminderit Zotit që zbritëm shëndoshë e mirë. Ende jam e tmerruar!“

Sipas autoriteteve të aeroportit të Mostarit, piloti e kishte ndier goditjen e rrufesë, ndërsa aeroplani duhej t’i nënshtrohej një kontrolli të detajuar teknik. Kishte dyshime për dëmtime në pjesën e bishtit, por kompania nuk ka konfirmuar dëme materiale.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!