KOMUNA E STRUGËS T’I NDIHMOJË ÇIFTET E REJA MARTESORE ME LIRIM NGA PAGESA E KOMUNALEVE ?!
Do të ishte një mesazh i qartë dhe një simbolike e Komunës së Strugës, nëpërmjet Buxhetit të 2027 dhe Buxheteve të tjera pasuese, për të dëshmuar se të rinjëve u afron përkrahje, pasi që të rinjtë kanë nevoj dhe meritojnë përkrahje, për të dëshmuar se familja është vlerë dhe se ëndrra për të ndërtuar një shtëpi e për të krijuar një vatër familjare nuk duhet të mbetet vetëm dëshirë apo ëndërr individuale për shkak të barrës financiare.
Aktualisht kjo iniciativë është në qarkullim në komunat e Shkupit për lirimin nga pagesa për kompensimin e rregullimit të tokës ndërtimore (në popullatën njihen si Komunale) për masën deri në 70%, për çiftet e reja martesore në moshën deri në 40 vjeç, për objekte banimi individuale me sipërfaqe bruto deri në 300 m2, e cila do të ishte më shumë se një lehtësim financiar.
Mbështetja për të rinjtë është investim në familje, është investim në zhvillimin e Strugës më të mirë për brezat që do të vijnë, apo çiftet e reja që do ndërtojnë një shtëpi, e me këtë edhe në ndërtimin e të ardhmes së tyre në Strugë!
Lulzim Nasufi.














