Tuesday, November 17, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniAutostrada Kërçovë–Ohër nuk pritet të përfundojë në fillim të vitit 2027, afati...

Autostrada Kërçovë–Ohër nuk pritet të përfundojë në fillim të vitit 2027, afati i ri është fundi i majit

Përfundimi i autostradës Kërçovë–Ohër nuk pritet të realizohet në fillim të vitit 2027, pasi afati i fundit i konfirmuar nga autoritetet është fundi i muajit maj të vitit të ardhshëm.

Sipas deklaratave të fundit të ministrit të Transportit, Aleksandar Nikolloski, punimet në autostradë po zhvillohen me dinamikë të shtuar, ndërsa segmenti më i vështirë, nga Izvori deri në Vërbjan, pritet të hapet për qarkullim gjatë muajit dhjetor 2026.

Ministri bëri të ditur se dy tubat e tunelit janë shpuar, ndërsa janë përfunduar edhe katër galeritë, urat dhe viaduktet. Aktualisht po realizohen testimet e sigurisë në tunele, në përputhje me standardet evropiane.
Megjithatë, për përfundimin e plotë dhe vënien në funksion të autostradës, autoritetet mbeten te afati deri më 31 maj 2027.

Kështu, pavarësisht paralajmërimeve të mëhershme për hapjen e saj në tremujorin e parë të vitit 2027, deklarimet më të fundit e zhvendosin përfundimin e plotë të projektit deri në fund të majit.
Autostrada Kërçovë–Ohër është një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore në vend, ndërtimi i së cilës ka zgjatur për më shumë se një dekadë.
(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!