BDI-ja në Strugë ka reaguar ndaj promovimit të investimit në një rrugë nga përfaqësues të VLEN-it dhe kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, duke e cilësuar si promovim të përsëritur të të njëjtit projekt.
Në reagimin e saj, BDI-ja pretendon se investimi financohet nga kredia hungareze dhe kritikon pushtetin lokal për mungesë të projekteve të reja dhe për, siç thotë, ngecje të Komunës së Strugës.
Sipas BDI-së, në vend që përfaqësuesit e pushtetit të merren me fotografi dhe promovime të përsëritura, duhet të fokusohen në zgjidhjen e problemeve konkrete të qytetarëve, veçanërisht në sigurimin e ujit të pijshëm për banorët e Strugës.
Në fund të reagimit, BDI-ja i drejton një pyetje kryetarit Mendi Qyra: „Si mundet që një qytet i rrethuar nga uji të mos ketë ujë për pije?!“














