Tuesday, November 17, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniNga mesnata në fuqi çmimet e reja të karburanteve, nafta dhe benzina...

Nga mesnata në fuqi çmimet e reja të karburanteve, nafta dhe benzina më të lira

Nga mesnata kanë hyrë në fuqi çmimet e reja, më të ulëta të karburanteve, pas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë për uljen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës.

Benzinat me 95 dhe 98 oktanë janë liruar për 2 denarë për litër. Me çmimet e reja, një litër EUROSUPER BS-95 kushton 84 denarë, ndërsa EUROSUPER BS-98 shitet për 86 denarë.
Ulja më e madhe është te nafta dizel, e cila është liruar për 2,50 denarë dhe tani kushton 92 denarë për litër.

Më lirë është edhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri, me ulje prej 3 denarësh për litër. Çmimi i ri është 100,5 denarë.
Komisioni Rregullator ka ulur edhe çmimin e mazutit M-1 NS për 0,998 denarë për kilogram, i cili tani kushton 48,314 denarë për kilogram.
Çmimet e reja janë në fuqi nga mesnata.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!