Monday, November 2, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeKulturëLorisa Islami, 14-vjeçarja, një yll nga Ladorishti që po mahnit me talentin...

Lorisa Islami, 14-vjeçarja, një yll nga Ladorishti që po mahnit me talentin e saj në pikturë (FOTO)

Lorisa Islami, 14-vjeçarja nga Ladorishti që po mahnit me talentin e saj në pikturë
Në moshën kur shumë të rinj ende kërkojnë rrugën e tyre, 14-vjeçarja Lorisa Islami, nxënëse e klasës së 9-të nga Ladorishti, ka gjetur mënyrën e saj për të folur me botën: përmes artit, shkruan Struga Ekspres.

Me një talent të jashtëzakonshëm dhe një pasion të veçantë për pikturën, Lorisa arrin të shndërrojë një fletë të bardhë në një botë plot ngjyra, emocione dhe jetë.

Çdo pikturë e saj nuk është thjesht një vizatim, por një shprehje e imagjinatës, ndjeshmërisë dhe kreativitetit të një vajze që duket se e ka artin në shpirt.

14 vjeçe, por me një dorë që premton shumë.
Talenti i saj bie në sy jo vetëm për mënyrën se si përdor ngjyrat dhe format, por edhe për emocionin që përcjell përmes çdo pune. Ajo ka një aftësi të veçantë për t’i dhënë jetë asaj që imagjinon dhe për ta kthyer mendimin në një vepër që të ndal dhe të bën ta shikosh edhe një herë.

Lorisa është një nga ato talente të reja që dëshmojnë se arti nuk njeh moshë. Me përkushtim, punë dhe pasion, ajo ka gjithçka për të ndërtuar një të ardhme të ndritur në botën e pikturës, shkruan Struga Ekspres.

Nga Ladorishti i Strugës, një emër i vogël në hartë, por me një talent që mund të bëhet shumë i madh.
Lorisa Islami është vetëm 14 vjeçe. Historia e saj artistike sapo ka filluar.
(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!