Më 27.10.2026, në pikën kufitare Qafë Thanë në hyrje të shtetit, zyrtarët policorë arrestuan dy shtetase të Perusë, L.R.F.M. (27) dhe P.P.D.A. (26).
Gjatë kontrollit të një furgoni me të cilin udhëtonin, në bagazhin e L.R.F.M. u gjetën dy paketime me marihuanë, ndërsa në bagazhin e P.P.D.A. u gjet një paketim me marihuanë.
Të dyja u shoqëruan dhe u mbajtën në Stacionin Policor në Strugë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngrihet kallëzim përkatës.(Struga Ekspres)














