Një grua 76-vjeçare është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit, me shenja të dukshme dhune në trup
Rasti është raportuar më 27 tetor, në orën 09:18, në SPB Shkup, nga vajza e viktimës, M.A., e cila e ka gjetur nënën e saj, O.A., pa shenja jete në shtëpinë familjare, në rrugën “Gjurgjin Kokale”.
Ekipi i Ndihmës së Shpejtë ka dalë në vendngjarje dhe ka konstatuar vdekjen, ndërsa në trup janë vërejtur shenja të dukshme dhune.
Për rastin është njoftuar prokurori publik, me udhëzimin e të cilit trupi është dërguar për obduksion.
Policia po ndërmerr masa për të përcaktuar shkaqet e vdekjes dhe për të zbardhur plotësisht rastin.














