Wednesday, October 21, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniTë dielën ndërrohen akrepat e orës

Të dielën ndërrohen akrepat e orës

Më 25 tetor ndryshon ora, akrepat kthehen një orë pas

Maqedonia e Veriut do t’i rikthehet orës dimërore në fundjavën e fundit të tetorit. Ndryshimi do të bëhet në natën mes së shtunës dhe së dielës, më 25 tetor.
Në orën 03:00, akrepat e orës do të zhvendosen 60 minuta pas, duke shënuar 02:00. Kjo do të bëjë që nata të jetë një orë më e gjatë dhe qytetarët do të kenë mundësi të flenë një orë më shumë.

Me këtë ndryshim përfundon periudha e orës verore. Pas kalimit në orën dimërore, mëngjeset do të ndriçohen më herët, ndërsa errësira do të mbërrijë më shpejt gjatë orëve të pasdites.
Ndryshimi sezonal i orës është aplikuar prej vitesh me argumentin se mundëson shfrytëzim më efikas të dritës së ditës dhe kontribuon në kursimin e energjisë. Megjithatë, në Bashkimin Evropian prej kohësh diskutohet heqja e kësaj praktike, pasi përfitimet në aspektin e kursimit të energjisë vlerësohen si të kufizuara.

Në vitin 2019, Parlamenti Evropian votoi pro përfundimit të ndryshimit të orës dy herë në vit. Megjithatë, nisma nuk u finalizua, pasi vendet anëtare nuk arritën një marrëveshje për një qëndrim të përbashkët. Debati u rikthye edhe gjatë vitit 2025, por deri tani nuk është përcaktuar ndonjë datë konkrete për heqjen e sistemit aktual.

Për momentin, Maqedonia e Veriut do të vijojë të zbatojë ndryshimin sezonal të orës, njësoj si shumica e vendeve evropiane. Kalimi i ardhshëm në orën verore pritet të ndodhë të dielën e fundit të marsit 2027.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!