Wednesday, October 21, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiPolicia e Strugës: Prerje ilegale e 175 metrave kubikë dru në Podgorcë,...

Policia e Strugës: Prerje ilegale e 175 metrave kubikë dru në Podgorcë, dëmtohen “Pyjet Kombëtare” me 5,25 milionë denarë

MPB Strugë ka paraqitur kallëzim penal ndaj 46 vjeçari nga fshati Podgorcë i Strugës, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “vjedhje” dhe “shkatërrim i pyjeve”.

Gjatë një kontrolli dhe aksioni të koordinuar mes MPB Strugë dhe Policisë Pyjore, të zhvilluar më 16 tetor 2026 në zonën malore mbi fshatin Podgorcë, 46-vjeçari është kapur në një pyll në pronësi shtetërore duke prerë ilegalisht me sharrë motorike një dru ahu të pashënuar.

Pas masave të mëtejshme hetimore, është konstatuar se ai kishte prerë gjithsej 175 metra kub dru ahu për ngrohje.
Sipas autoriteteve, me këtë veprim, Ndërmarrjes Publike “Pyjet Kombëtare” i është shkaktuar dëm material në vlerë prej 5.250.000 denarësh.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!