Sunday, October 11, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiKujdes, nga nesër kamerat do t'ju vëzhgojnë 24 orë në Strugë!

Kujdes, nga nesër kamerat do t’ju vëzhgojnë 24 orë në Strugë!

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë opinionin publik se nga e hëna, më 12 tetor 2026, sistemi i mbikëqyrjes së trafikut “Qyteti i Sigurt” (Safe City) do të fillojë të funksionojë edhe në territorin e SPB-së Ohër,
Strugë, Ohër dhe Dibër.

Pas kontrolleve teknike dhe testimeve përfundimtare, kamerat e sistemit do të vihen në funksion në rrugët që përfshihen në territorin e SPB-së Ohër. Me aktivizimin e sistemit do të mundësohet kontroll më i shtuar dhe i vazhdueshëm i trafikut, evidentim në kohë i kundërvajtjeve rrugore, rritje e disiplinës në komunikacion dhe përmirësim i sigurisë rrugore, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Nga ministria u bëjnë apel të gjithë shoferëve që t’i respektojnë me përpikëri rregullat dhe dispozitat e trafikut dhe, me sjellje të përgjegjshme, të kontribuojnë në rritjen e sigurisë në komunikacion.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!