Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë opinionin publik se nga e hëna, më 12 tetor 2026, sistemi i mbikëqyrjes së trafikut “Qyteti i Sigurt” (Safe City) do të fillojë të funksionojë edhe në territorin e SPB-së Ohër,
Strugë, Ohër dhe Dibër.
Pas kontrolleve teknike dhe testimeve përfundimtare, kamerat e sistemit do të vihen në funksion në rrugët që përfshihen në territorin e SPB-së Ohër. Me aktivizimin e sistemit do të mundësohet kontroll më i shtuar dhe i vazhdueshëm i trafikut, evidentim në kohë i kundërvajtjeve rrugore, rritje e disiplinës në komunikacion dhe përmirësim i sigurisë rrugore, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Nga ministria u bëjnë apel të gjithë shoferëve që t’i respektojnë me përpikëri rregullat dhe dispozitat e trafikut dhe, me sjellje të përgjegjshme, të kontribuojnë në rritjen e sigurisë në komunikacion.














