Moti do të jetë pjesërisht i vranët, ndërsa pasdite priten reshje të herëpashershme lokale shiu. Në disa zona moti do të jetë i paqëndrueshëm, me rrebeshe shiu, reshje më të dendura, bubullima dhe erë të përforcuar.
Në Shkup, moti do të jetë pjesërisht i vranët, me reshje të herëpashershme shiu gjatë pasdites. Në disa pjesë të luginës, pritet mot i paqëndrueshëm me rrebeshe shiu, bubullima dhe erë të fortë.














