Saturday, October 10, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniPetrit Malaj: Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut janë urë lidhëse mes Shqipërisë...

Petrit Malaj: Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut janë urë lidhëse mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Të drejtat e shqiptarëve, zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit dhe thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve, prioritetet e mandatit të ri

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Petrit Malaj, ka paraqitur para Komisionit për Evropën dhe Punët e Jashtme objektivat dhe drejtimet kryesore të angazhimit të tij për mandatin e ardhshëm diplomatik.

Gjatë prezantimit, Malaj ka bërë të ditur se veprimtaria e tij do të përqendrohet në një diplomaci aktive dhe të orientuar drejt rezultateve konkrete, duke synuar zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, si dhe garantimin e respektimit të të drejtave të shqiptarëve që jetojnë në këtë shtet.

Një vend të rëndësishëm në prioritetet e tij zë zbatimi i plotë i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, së bashku me respektimin e parimeve dhe standardeve evropiane, të cilat do të shërbejnë si udhërrëfyes për punën e tij diplomatike.

Sipas ambasadorit Malaj, shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë një rol të veçantë në afrimin e dy shteteve, duke kontribuar në ruajtjen e stabilitetit, forcimin e bashkëjetesës ndëretnike dhe avancimin e proceseve euroatlantike në rajon.

Në një pjesë të mesazhit të tij, diplomati shqiptar ka shprehur edhe vlerësimin e veçantë për Kosovën, me të cilën, siç ka theksuar, e lidhin raporte të rëndësishme profesionale dhe njerëzore.

Ai ka nënvizuar se Kosova do të vazhdojë të ketë një vend të veçantë në jetën e tij, ndërsa lidhjet vëllazërore dhe miqësitë e krijuara ndër vite do të mbeten pjesë e pandashme e rrugëtimit të tij të mëtejshëm diplomatik.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!