Friday, October 9, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniBurgim i përjetshëm për 25 vjeçsrin, Trajçe Bojkovski, i dënuar për katër...

Burgim i përjetshëm për 25 vjeçsrin, Trajçe Bojkovski, i dënuar për katër vrasje dhe dy tentativa vrasjeje

Burgim i përjetshëm për Trajçe Bojkovskin, i dënuar për katër vrasje dhe dy tentativa vrasjeje

Gjykata Themelore në Kumanovë ka shqiptuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj 25-vjeçarit Trajçe Bojkovski nga Staro Nagoriçani, pasi e ka shpallur fajtor për vrasjen e katër grave dhe për dy raste të tentativës së vrasjes.
Sipas aktakuzës, Bojkovski është përgjegjës për vrasjen e Stançe Karovskës, Janka Antevskës, Marija Marinkovskës dhe Mira Stankovskës. Veprat penale, sipas të dhënave të rastit, janë kryer nga janari i vitit 2025 deri në shkurt të vitit 2026. Viktimat ishin kryesisht gra të moshuara, të cilat jetonin të vetme dhe konsideroheshin të pambrojtura.
Rasti i parë i vrasjes u regjistrua gjatë natës mes 5 dhe 6 janarit 2025, në fshatin Kleçovcë. Vrasja e dytë ndodhi mes 5 dhe 7 qershorit të po atij viti, në fshatin Dragomancë.
Përveç katër vrasjeve, në këtë çështje penale përfshihen edhe dy tentativa për vrasje në fshatin Çellope. Incidenti i parë ndodhi më 22 korrik 2025, kur viktima arriti të kërkonte ndihmë, duke penguar kështu sulmuesin të realizonte qëllimin e tij.

Ndërkaq, tentativa e dytë, sipas Prokurorisë, ndodhi më 9 shkurt 2026. Në këtë rast, i dyshuari hoqi dorë nga veprimi i tij dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!