Friday, October 9, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniRokadë ambasadorësh të Shqipërisë! Malaj dhe Meidani shoalosën kandidaturat në Komisionin e...

Rokadë ambasadorësh të Shqipërisë! Malaj dhe Meidani shoalosën kandidaturat në Komisionin e Jashtëm

Se ka vepruar jashtë praktikave të zakonshme diplomatike gjersa ishte ambasador në Shkup, e pranoi edhe vetë.

“Në Prishtinë do të sjellë atë që kam mësuar në Shkup. Një diplomaci të pranishme në terren, afër qytetarëve, aktive në diplomacinë publike dhe ekonomike, që e kthen ambasadën në një pikë konkrete mbështetjeje. Mund të ketë pasur raste ku për shijen e disave kam qenë jo fort ortodoks, nuk premtoj se do ta braktisë krejtësisht këtë zakon, nuk mundem edhe nëse dua, por premtoj se do ta përdor vetëm aty e atëherë kur i shërben rezultatit të kauzës shqiptare”, tha Denion Meidani.

Qasja e pazakontë e ambasadorit shqiptar në Shkup, Denion Meidani, dhe reagimet e shumta që shkaktoi në Maqedoni, bëri Tiranën zyrtare që të bëjë rokadë të ambasadorëve, para se t’u përfundojë mandati. Kështu, Meidani do të shkojë ambasador në Prishtinë, e Petrit Malaj nga Prishtina vjen në Shkup.

“Unë do të përpiqem që të kem komunikimin e duhur me të gjithë forcat politike shqiptare, sepse nuk do ta shikoja si të dobishme për Shqipërinë që të ketë kahje, por pa dyshim që do të duhet të bashkëpunoj me të gjithë, padyshim që do të duhet të bashkëpunoj me Qeverinë e Maqedonisë, por po flas për shqiptarët në rastin konkret, për të respektuar në fund të fundit Kushtetutën dhe Marrëveshjen e Ohrit”, tha Petrit Malaj.

Të dy, në seancë dëgjimore në Komisionin e Jashtëm të Kuvendit të Shqipërisë, prezantuan kandidaturat e tyre.

Malaj vuri theksin te mbrojtja e të drejtave të shqiptarëve, respektimi i Marrëveshjes së Ohrit dhe përdorimi i gjuhës shqipe. Ai theksoi se Shqipëria do të vazhdojë të mbështesë shqiptarët përmes rrugëve institucionale, duke i cilësuar ata si faktor kyç për stabilitetin dhe zhvillimin e shtetit.
Si prioritete të tjera, Malaj përmendi promovimin e Korridorit 8, forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve dypalëshe, si dhe zgjerimin e bashkëpunimit në arsim, kulturë dhe energjetikë. Ai u zotua për një diplomaci aktive dhe parandaluese, me kontakte të hapura me partitë politike shqiptare dhe maqedonase, si dhe për bashkëpunim në luftën kundër krimit të organizuar, trafikimit dhe kërcënimeve të sigurisë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!