Dr. Armend Arsllani rizgjidhet kryetar i Degës së Strugës të Odës së Mjekëve
Dr. Armend Arsllani, specialist i urologjisë, është rizgjedhur kryetar i Degës së Strugës të Odës së Mjekëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Zgjedhja u bë në kuadër të procesit zgjedhor të Odës së Mjekëve.
Rizgjedhja e tij vjen si dëshmi e besimit të kolegëve dhe anëtarëve të degës ndaj punës dhe angazhimit të deritanishëm. Në këtë detyrë, Dr. Arsllani pritet të vazhdojë të përfaqësojë interesat e mjekëve dhe profesionistëve shëndetësorë të kësaj dege.
Në fokus të mandatit të tij do të jenë forcimi i bashkëpunimit ndërmjet mjekëve, përmirësimi i kushteve dhe mbështetja e vazhdueshme e profesionistëve shëndetësorë në ushtrimin e veprimtarisë së tyre.
(Struga Ekspres)














