Saturday, October 3, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniToshkovski: “Safe City” së shpejti do të gjobisë edhe motoçiklistët pa kaskë

Toshkovski: “Safe City” së shpejti do të gjobisë edhe motoçiklistët pa kaskë

Nga MPB informojnë se vazhdimisht po kryhen kontrolle të forcuara aksioni në trafik, përfshirë kontrolle të drejtuara ndaj shoferëve të motoçikletave dhe mopedëve, me theks të veçantë te shpejtësia, posedimi i patentës së duhur të vozitjes, përdorimi i kaskës mbrojtëse dhe respektimi i rregullave të tjera të trafikut.

Si hap shtesë në këtë fushë, Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sot theksoi sistemin “Qyteti i Sigurt”, i cili zbulon edhe shkeljet e kryera nga shoferët e motoçikletave. Me ndihmën e inteligjencës artificiale, sistemi së shpejti do të mund të gjobisë edhe ata që nuk mbajnë kaskë dhe me këtë rrezikojnë jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në trafik.

Toshkovski ka theksuar se rezultatet e qasjes së re ndaj sigurisë në trafik tashmë janë të dukshme. Sipas tij, në nëntë muajt e parë të këtij viti ka 33 viktima më pak në trafik krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, domethënë rreth 30 për qind më pak jetë njerëzore të humbura.

Numri i personave të lënduar, siç ka thënë, është zvogëluar me rreth 19 për qind, dhe në trendin pozitiv janë përfshirë edhe aksidentet e trafikut në të cilat marrin pjesë motoçiklistët.

“Këto rezultate nuk janë vetëm numra. Pas çdo numri qëndron një jetë njerëzore, një familje dhe e ardhmja e dikujt. ‘Qyteti i Sigurt’, kontrollet e forcuara, edukimi dhe, mbi të gjitha, sjellja e përgjegjshme e qytetarëve tregojnë se mund të ndryshojmë në thelb kulturën e trafikut. Qëllimi ynë është i qartë – më pak aksidente, më pak të lënduar dhe sa më pak jetë njerëzore të humbura”, porositi Toshkovski.

MPB njofton se do të vazhdojë me aktivitetet parandaluese, edukimin, kontrollet e forcuara dhe zbatimin e teknologjive moderne, me qëllim siguri më të madhe për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!