Thursday, October 1, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiInfermieret e Strugës në aksion për shëndetin e qytetarëve të Strugës (FOTO)

Infermieret e Strugës në aksion për shëndetin e qytetarëve të Strugës (FOTO)

Në prag të Kongresit të V-të Jubilar Ndërkombëtar të Infermierëve, i cili fillon nesër në Strugë dhe ku do të marrin pjesë përfaqësues nga disa vende, sot do të realizohet një aksion shëndetësor-parandalues dhe humanitar, i dedikuar për qytetarët e Strugës.
Aksioni do të fillojë në ora 12:00, te ura e Drinit të Zi, dhe do të realizohet nga Shoqata e Infermierëve „ZA NAS“, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq – Strugë, infermierët e Spitalit të Përgjithshëm – Strugë, SHMQSH „Niko Nestor“ dhe infermierët – anëtarë të Unionit.
Në kuadër të aksionit, qytetarët do të kenë mundësi për matje falas të tensionit të gjakut dhe nivelit të glukozës në gjak, si dhe për biseda edukative shëndetësore me profesionistë të mjekësisë.
Me këtë iniciativë dëshirojmë të përcjellim mesazhin për rëndësinë e parandalimit, zakoneve të shëndetshme dhe kontrollit në kohë të gjendjes shëndetësore, por edhe të tregojmë se një ngjarje e madhe ndërkombëtare sjell vlerë konkrete edhe për komunitetin lokal.
Ndërsa Struga këto ditë do të jetë mikpritëse e infermierëve dhe përfaqësuesve profesionistë nga disa vende, aksioni i sotëm do të jetë një mundësi që prania ndërkombëtare të shndërrohet në mbështetje të drejtpërdrejtë dhe kontakt me qytetarët.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!