Një 72-vjeçar nga Kërçova është arrestuar pasi, nën ndikimin e alkoolit, kishte shtënë disa herë me pushkë nga shtëpia e tij në fshatin Svijnishtë. Rasti ka ndodhur dje rreth orës 20:00. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, policia ka arrestuar P.T. dhe ia ka konfiskuar armën. Testi i alkoolit ka treguar se ai kishte 1,56 promilë alkool në gjak. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.














