Wednesday, September 23, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniHasani shpërthen ndaj VLEN-it: Po e mbroni Ivan Stoilkoviqin, po heshtni për...

Hasani shpërthen ndaj VLEN-it: Po e mbroni Ivan Stoilkoviqin, po heshtni për deputetët shqiptarë (VIDEO)

Deputeti i Frontit Evropian, Ilir Hasani, akuzon VLEN-in dhe Qeverinë se po e mbrojnë ministrin Ivan Stoilkoviq pas incidentit të korrikut në Kuvend, ku, sipas tij, u ofenduan deputetë shqiptarë.

Hasani kërkoi sërish që të procedohet iniciativa për formimin e një komisioni anketues që do të hetonte dhe zbardhte rastin.

“Mos vallë VLEN-i është aq i varur nga kjo Qeveri sa nuk guxon të bëjë zë?”, deklaroi Hasani, duke kërkuar që ministri të japë llogari për sjelljen e tij.

Ai tha se Fronti Evropian nuk e pranon heshtjen e VLEN-it dhe kërkoi që Kuvendi të mos “fshihet pas formulimeve të përgjithshme”.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!