Wednesday, September 23, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniAs një pagë mesatare, as dy minimale nuk mjaftojnë: Sa kushton mbijetesa...

As një pagë mesatare, as dy minimale nuk mjaftojnë: Sa kushton mbijetesa e një familje?

Të dhënat më të fundit zyrtare tregojnë një hendek të dukshëm mes të ardhurave dhe kostos minimale të jetesës në Maqedoninë e Veriut. Paga mesatare neto në korrik 2026 arriti në 48.499 denarë, me një rritje prej 7,1 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Por për një familje katëranëtarëshe, kjo shumë mbetet dukshëm nën shpenzimet minimale mujore të përllogaritura nga Sindikata, njofton Pa Censurë.

Sipas Shportës minimale sindikale për shtator, një familjeje katëranëtarëshe i nevojiten 69.432 denarë në muaj për të mbuluar shpenzimet bazë. Kjo do të thotë se një pagë mesatare mbulon rreth 70 për qind të kësaj shporte, ndërsa familjes i mungojnë rreth 20.900 denarë për të arritur shumën minimale të nevojshme. Nëse familja jeton me qira në një banesë prej 60 metrash katrorë, shpenzimet rriten në 84.807 denarë, duke e çuar diferencën ndaj një page mesatare në mbi 36 mijë denarë.

Presioni mbi familjet është edhe më i madh kur bëhet fjalë për pagën minimale. Pas harmonizimit të marsit 2026, paga minimale neto është 26.046 denarë. Një pagë e tillë mbulon vetëm rreth 37,5 për qind të Shportës minimale sindikale. Për një familje që mbështetet vetëm në një pagë minimale, diferenca deri te shpenzimet bazë është më shumë se 43 mijë denarë në muaj, raporton Pa Censurë.

Edhe pse paga mesatare është rritur me 7,1 për qind brenda një viti, kjo rritje duhet parë përballë kostos së jetesës. Shporta minimale sindikale është rritur nga 65.077 denarë në shtator 2025 në 69.432 denarë në shtator 2026, ose për rreth 4.355 denarë. Pra, rritja e pagave nuk e ka eliminuar presionin mbi buxhetin familjar, veçanërisht për familjet me vetëm një të ardhur dhe për ato që paguajnë qira.

Në praktikë, dy paga mesatare do të sillnin rreth 96.998 denarë në muaj dhe do ta kalonin Shportën minimale, por në rastin e një familjeje që paguan qira, pas mbulimit të shpenzimeve minimale do të mbeteshin rreth 12 mijë denarë. Dy paga minimale, nga ana tjetër, do të sillnin vetëm 52.092 denarë, rreth 17.300 denarë më pak se Shporta minimale, pa përfshirë qiranë. Shifrat tregojnë kështu se për një familje katëranëtarëshe, niveli i pagës dhe numri i të ardhurave në familje janë vendimtarë për të përballuar edhe shpenzimet bazë të muajit.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!