Në një njoftim të tij, Pushkolli ka deklaruar se është informuar se arrestimi lidhet me të kaluarën e tij si pjesëtar i UÇK-së.
“Dëshiroj t’ju njoftoj se jam arrestuar në pikën kufitare Bllacë–Elez Han, në territorin e Maqedonisë së Veriut, bazuar në një urdhër të lëshuar nga autoritetet serbe”, ka thënë ai.
Pushkolli u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të ndërmarrin menjëherë masat e nevojshme për trajtimin e rastit dhe mbrojtjen e të drejtave të tij.
Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me urdhërarrestin apo procedurat që do të ndiqen ndaj tij. /Telegrafi/