Sot përkujtojmë me mall dhe respekt 5-vjetorin e ndarjes nga jeta të prof. Musa Musait nga Dobovjani i Strugës, një veprimtar i palodhur dhe intelektual i rrallë.
Kontributi i tij në jetën shoqërore, arsimore dhe kulturore, si dhe vepra e tij, do të mbeten gjithmonë pjesë e kujtesës sonë.
Kujtimi për të do të jetojë përherë në zemrat e familjarëve, miqve, kolegëve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e vlerësuan.
U prehtë në paqe dhe i qoftë i përjetshëm kujtimi!













