Monday, September 21, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniTakim lamtumirës me Konsullin e Republikës së Kosovës në Strugë

Takim lamtumirës me Konsullin e Republikës së Kosovës në Strugë

Takim lamtumirës me Konsullin e Republikës së Kosovës në Strugë

Sot kisha kënaqësinë të zhvilloja një drekë pune dhe takim lamtumirës me Konsullin e përgjithshëm të Republikës së Kosovës në Strugë, z. Agim Krasniqi, i cili pas pak ditësh përmbyll me sukses mandatin e tij 7-vjeçar në Republikën e Maqedonisë së Veriut me seli në Strugë

Ishte një mundësi e shkëlqyer për ta falënderuar përzemërsisht për përkushtimin e tij dhe për bashkëpunimin e shkëlqyer me Shoqatën Humanitare Bamirëse “Nëna Tereze” – Strugë. Marrëdhënia midis Konsullatës dhe shoqatës sonë ka qenë gjithmonë në nivel të lartë miqësor dhe vëllazëror.

Gjatë këtij mandati 7-vjeçar, z. Krasniqi ka lënë një gjurmë të çmuar përmes shumë aktiviteteve me rëndësi arsimore, kulturore dhe kombëtare, ndër të cilat veçohen:

• Organizimi i manifestimit “Memoriali Falënderit Strugë”, me rastin e zbulimit të pllakës përkujtimore në shenjë mirënjohjeje për Strugën dhe qytetarët e saj për mikpritjen dhe akomodimin e të zhvendosurve me dhunë nga Kosova.
• Organizimi i tryezave letrare me poetë nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova.
• Shpërndarja e Abetares dhe fletoreve të punës për shumë nxënës në Ditën e Alfabetit Shqip.
• Inaugurimi i bibliotekës në hapësirat e Konsullatës me një fond prej 1,700 librash.
• Dhurimi i rreth 2,000 librave për nxënësit e shkollave në Jabollçisht dhe Zhitoshë.
• Pjesëmarja e Tij në gati në të gjitha manifestimet kulturore,historike shkencore e kulturore ne Struge dhe më gjëre.

Në emër të anëtarëve të shoqatës dhe në emrin tim personal, i uroj z. Krasniqi shëndet të plotë dhe suksese të mëtejshme në diplomaci, ku me përvojën dhe aftësitë e tij shumëvjeçare do të vazhdojë të japë një kontribut të vlefshëm në afirmimin e Republikës së Kosovës.

Shoqata Humanitare Bëmirëse Shën “Nëna Tereze”,kryetar Jashar Pollozhani

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!