Sunday, September 6, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQyteti50 vjeçari arrestohet në rrugën Kalishtë-Radozhdë, mbetet pa makinë dhe patentë, drejtonte...

50 vjeçari arrestohet në rrugën Kalishtë-Radozhdë, mbetet pa makinë dhe patentë, drejtonte makinën i dehur “tap”

Më 6 shtator 2026, në orën 00:30, në rrugën rajonale ndërmjet fshatrave Kalishtë dhe Radozhdë të Strugës, është privuar nga liria një person 50-vjeçar nga fshati Radozhdë i Strugës.

Gjatë një kontrolli në komunikacionin rrugor, zyrtarët policorë ndaluan një automjet të markës „Peugeot“, të cilin e drejtonte personi në fjalë. Gjatë kontrollit, tek ai u konstatua një nivel prej 2,40 promilë alkool në gjak.

Personi është përjashtuar menjëherë nga komunikacioni, ndërsa i janë marrë automjeti dhe dokumentet e drejtimit. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës penal, njoftojnë nga SPB Ohër.
(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!