Më 06.09.2026 në ora 00:30 në rrugën magjistrale Gostivar-Strazhë, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Trafikun Rrugor Gostivar kanë ndaluar automjetin motorik të udhëtarëve „BMW“ me targa gjermane, të drejtuar nga A.J. (49) nga fshati Shemshovë e Tetovës. Pas konstatimit të shkeljes rrugore, A.J. ka filluar të sillet në mënyrë agresive dhe ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor. Ai është privuar nga liria dhe pas dokumentimit të rastit, do të parashtrohet kallëzimi penal përkatës.













