Wednesday, September 2, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiMPB-Strugë: Kontroll aksional nga Stacioni Policor për Mbikëqyrjen Kufitare të Liqenit të...

MPB-Strugë: Kontroll aksional nga Stacioni Policor për Mbikëqyrjen Kufitare të Liqenit të Ohrit – janë gjetur disa rrjeta peshkimi dhe një sasi e madhe peshqish të zënë

Kontroll aksional nga Stacioni Policor për Mbikëqyrjen Kufitare të Liqenit të Ohrit, janë gjetur disa rrjeta peshkimi dhe një sasi e madhe peshqish të zënë.

Më 01.09.2026, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor për Mbikëqyrjen Kufitare të Liqenit të Ohrit, në ujërat e Liqenit të Ohrit, kryen kontrolle aksionale lidhur me veprën penale “peshkim i paligjshëm”, si dhe për gjetjen e rrjetave të peshkimit dhe mjeteve e pajisjeve të tjera për peshkim.

Gjatë kontrolleve, në zonën ndërmjet fshatrave struganë Kalishtë dhe Radozhdë, u gjetën 20 të ashtuquajtura rrjeta peshkimi të varura, të cilat janë rreptësisht të ndaluara për peshkim. Rrjetat kishin një gjatësi totale prej rreth 4.000 metrash dhe në to ishin zënë 872 peshq – belvicë e Ohrit, me një peshë totale prej 116,9 kilogramësh.

Me udhëzim të prokurorit publik, zyrtarët policorë nga policia liqenore dhe nga Qendra Rajonale për Çështje Kufitare – Perëndim i nxorën nga liqeni rrjetat e peshkimit së bashku me peshkun e zënë, pas së cilës u njoftua inspektorati kompetent i peshkimit.

Në periudhën e ardhshme, Stacioni Policor për Mbikëqyrjen Kufitare të Liqenit të Ohrit do të vazhdojë me kontrolle të intensifikuara aksionale, me qëllim parandalimin dhe luftimin e peshkimit të paligjshëm, identifikimin e personave që kryejnë këtë vepër penale dhe mbrojtjen e fondit të peshkut në Liqenin e Ohrit.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!