Wednesday, September 2, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniAustrian Airlines përfundon më herët fluturimet sezonale Vjenë–Ohër

Austrian Airlines përfundon më herët fluturimet sezonale Vjenë–Ohër

Kompania Austrian Airlines do t’i përfundojë fluturimet sezonale mes Vjenës dhe Ohrit disa javë më herët se sa ishte planifikuar fillimisht, si dhe do ta reduktojë frekuencën e fluturimeve në gjysmën e dytë të shtatorit, njoftoi portali exyuaviation.com.

Sipas të njëjtit burim, kompania ajrore, e cila tashmë e kishte shtyrë fillimin e linjës nga 17 maji në 21 qershor, tani planifikon t’i përfundojë operimet më 27 shtator, në vend të 18 tetorit.

Nga 17 shtatori deri në fluturimin e fundit, linja do të operojë një herë në javë, në vend të dy fluturimeve në javë, siç ishte planifikuar më parë.

(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!