Më 27.08.2026, në orën 01:16, në SPB Ohër është raportuar se kishte shpërthyer zjarr në një automjet BMW me targa serbe, i cili po lëvizte në autostradën Ohër–Kërçovë, pranë fshatit Vërbjan, në komunën e Debërcës.
Automjetin e drejtonte S.I. (27) nga Leskovci. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa në vendngjarje ka ndërhyrë Njësia Territoriale e Zjarrfikësve nga Ohri.













