Thursday, August 27, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniKeni ndalesë për lëvizje nëpër male, vazhdon deri më 30 shtator,rreziku nga...

Keni ndalesë për lëvizje nëpër male, vazhdon deri më 30 shtator,rreziku nga zjarret ende është i madh

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave porosit që të shmanget ndezja e zjarrit gjatë periudhave me erëra të forta ose mot të thatë, si dhe të përdoren metoda më të sigurta për pastrimin e tokës dhe largimin e materialit të djegshëm.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave e njofton opinionin publik se ndalimi i lëvizjes në pyje vazhdohet deri më 30 shtator 2026 dhe i bën thirrje qytetarëve për kujdes të veçantë me qëllim parandalimin e zjarreve në hapësirat e hapura.

Ministria e rikujton opinionin e gjerë se edhe në periudhën në vijim, për shkak të temperaturave të larta, rreziku nga shfaqja e zjarreve në hapësirat e hapura nuk është zvogëluar. Në njoftimin e MBPEU-së thuhet se është thelbësore që publiku t’i kuptojë rreziqet, si dhe pasojat e zjarreve në hapësirat e hapura dhe që me sjelljen e tij të kontribuojë në mbrojtjen dhe ruajtjen e pyjeve, përkatësisht mjedisit jetësor, pronës dhe komuniteteve në tërësi. „Personat që kryejnë aktivitete në sipërfaqet bujqësore, si dhe blegtorët, duhet të jenë veçanërisht të kujdesshëm gjatë kryerjes së aktiviteteve, në mënyrë që të mos vijë deri te djegia e pakontrolluar e tokës bujqësore dhe kullotave, gjë që është rreptësisht e ndaluar me ligj dhe përbën vepër të dënueshme“, njoftoi Ministria.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!