Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur më 26 gusht 2026, rreth orës 15:20, në rrugën magjistrale Strugë–Qafethanë, në afërsi të Strugës.
Sipas informacioneve të raportuara në Stacionin Policor të Strugës, në aksident janë përfshirë një automjet „Golf“, një motoçikletë „Kawasaki“, dy automjete të parkuara – „Mercedes“ me targa shqiptare dhe „Crafter“ me targa të Strugës, si dhe një këmbësor nga Shqipëria.
Motoçikleta drejtohej nga T.B. (20) nga Struga, i cili ka pësuar lëndime të rënda trupore. Ai është dërguar në spitalin „Shën Erazmo“ në Ohër, ku janë konstatuar lëndimet.
Në aksident është lënduar edhe këmbësori B.D. (61) nga Republika e Shqipërisë, te i cili janë konstatuar lëndime trupore.
Në vendngjarje kanë kryer këqyrje prokurori publik dhe ekipe policore, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.













