Thursday, August 27, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiPolicia informon për aksidentin e rëndë në rrugën Strugë-Qafethanë

Policia informon për aksidentin e rëndë në rrugën Strugë-Qafethanë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur më 26 gusht 2026, rreth orës 15:20, në rrugën magjistrale Strugë–Qafethanë, në afërsi të Strugës.

Sipas informacioneve të raportuara në Stacionin Policor të Strugës, në aksident janë përfshirë një automjet „Golf“, një motoçikletë „Kawasaki“, dy automjete të parkuara – „Mercedes“ me targa shqiptare dhe „Crafter“ me targa të Strugës, si dhe një këmbësor nga Shqipëria.

Motoçikleta drejtohej nga T.B. (20) nga Struga, i cili ka pësuar lëndime të rënda trupore. Ai është dërguar në spitalin „Shën Erazmo“ në Ohër, ku janë konstatuar lëndimet.

Në aksident është lënduar edhe këmbësori B.D. (61) nga Republika e Shqipërisë, te i cili janë konstatuar lëndime trupore.

Në vendngjarje kanë kryer këqyrje prokurori publik dhe ekipe policore, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!