Tuesday, August 18, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniArbëresha Vlashi: Dhjetëra fëmijë rrezikojnë të nisin vitin shkollor pa asistentë arsimorë,...

Arbëresha Vlashi: Dhjetëra fëmijë rrezikojnë të nisin vitin shkollor pa asistentë arsimorë, ku janë mjetet dhe përgjegjësia e shtetit për fëmijët që kanë nevojë për mbështetje?

A do të fillojë edhe ky vit shkollor në të gjithë vendin me të njëjtat probleme me të cilat u përballën vitin e kaluar prindërit dhe fëmijët që kanë nevojë për asistent arsimor? Në shumë komuna, familjet u përballën me mungesë të asistentëve, ndërsa fëmijët mbetën pa mbështetjen e nevojshme për të ndjekur mësimin në mënyrë të barabartë. Situata ishte veçanërisht shqetësuese edhe në arsimin e mesëm, ku nxënës të cilët kishin nevojë për asistencë mbetën pa këtë mbështetje gjatë gjithë vitit shkollor. Sot, para fillimit të vitit të ri shkollor, prindërit në të gjithë vendin me të drejtë kërkojnë përgjigje: A do të përsëritet edhe këtë vit e njëjta situatë, apo institucionet më në fund do të sigurojnë mbështetjen që këta fëmijë dhe nxënës meritojnë?

E drejta për arsim është një e drejtë themelore e çdo fëmije dhe nuk duhet të mbetet vetëm në letër. Fëmijët dhe nxënësit që kanë nevojë për asistent arsimor nuk kërkojnë privilegj, por mundësi të barabarta për të mësuar, për t’u zhvilluar dhe për të ndërtuar të ardhmen e tyre. Krijimi i mundësive të barabarta fillon pikërisht me arsimin. Nuk mund të flasim për arsim gjithëpërfshirës dhe për një shoqëri të barabartë nëse fëmijët që kanë nevojë për mbështetje lihen të përballen të vetëm me sistemin arsimor. Prandaj kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës që urgjentisht të sigurojnë numër të mjaftueshëm të asistentëve arsimorë në të gjitha komunat dhe në të gjitha nivelet e arsimit. Pyetjet janë konkrete dhe kërkojnë përgjigje konkrete: Sa fëmijë dhe nxënës kanë nevojë për asistent arsimor në nivel shtetëror? Sa asistentë janë siguruar për këtë vit shkollor? Sa fëmijë rrezikojnë të mbeten përsëri pa mbështetje? Asnjë fëmijë dhe asnjë nxënës nuk duhet të lihet më “në mëshirë të fatit” për shkak të mungesës së asistentëve apo mjeteve buxhetore. Sepse mundësitë e barabarta nuk ndërtohen me fjalë, por fillojnë me një arsim të barabartë dhe gjithëpërfshirës për çdo fëmijë.

Arbëresha Vlashi – Sekretar për mundësi të barabarta – BDI

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!