Çmimi i arit ka shënuar rënie të martën, i ndikuar nga rritja e rendimenteve të obligacioneve të Thesarit amerikan dhe e çmimeve të naftës, ndërsa investitorët presin publikimin e procesverbalit të mbledhjes së fundit të Rezervës Federale për të marrë sinjale mbi politikën monetare të SHBA-së.
Sipas Reuters, ari në tregun spot ra me 0.5 për qind, në 4,391.14 dollarë për ons, ndërsa kontratat e ardhshme të arit amerikan për dorëzim në dhjetor u ulën me 0.6 për qind, në 4,446.70 dollarë për ons.
Rritja e rendimentit të obligacioneve referuese 10-vjeçare të Thesarit amerikan po ushtron presion mbi arin, pasi rrit koston oportune të mbajtjes së metalit të çmuar, i cili nuk gjeneron interes.
Në të njëjtën kohë, çmimet e naftës janë rritur pas deklaratës së Iranit se ka kaluar në një qëndrim ushtarak “plotësisht ofensiv”, pas dështimit të bisedimeve për një marrëveshje të përhershme paqeje me Shtetet e Bashkuara.













