Sunday, August 16, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiMakina përfshihet nga flakët pranë shkollës “Vëllezërit Milladinov” në Strugë (FOTO)

Makina përfshihet nga flakët pranë shkollës “Vëllezërit Milladinov” në Strugë (FOTO)

Një automjet i tipit “Golf” ka marrë flakë mbrëmjen e sotme, teksa ishte i parkuar në afërsi të shkollës “Vëllezërit Milladinov” në Strugë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00. Sipas informacioneve paraprake, ekipet e zjarrfikësve kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë arritur ta shuajnë zjarrin.

Në vendngjarje kanë dalë edhe ekipet policore, të cilat kanë kryer veprimet e nevojshme. Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar.

Shkaqet e rënies së zjarrit dhe dëmet e shkaktuara në automjet pritet të përcaktohen pas hetimeve.
(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!