Një automjet i tipit “Golf” ka marrë flakë mbrëmjen e sotme, teksa ishte i parkuar në afërsi të shkollës “Vëllezërit Milladinov” në Strugë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00. Sipas informacioneve paraprake, ekipet e zjarrfikësve kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë arritur ta shuajnë zjarrin.
Në vendngjarje kanë dalë edhe ekipet policore, të cilat kanë kryer veprimet e nevojshme. Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar.
Shkaqet e rënies së zjarrit dhe dëmet e shkaktuara në automjet pritet të përcaktohen pas hetimeve.
(Struga Ekspres)















