Më 14.08.2026, në orën 16:35, në MPN-Strugë është raportuar se në rrugën rajonale Strugë–Ohër ka ndodhur një aksident trafiku midis një automjeti të udhëtarëve “Hyundai”, me targa të Ohrit, i drejtuar nga A.I. (44) nga Ohri, dhe një automjeti “Seat”, me targa të Strugës, i drejtuar nga D.M. (39) nga Struga.
Në aksident, A.I., drejtuesi i “Hyundai”-t, ka marrë lëndime të rënda trupore. Lëndime trupore kanë pësuar edhe bashkudhëtarët e tij: S.I. (44), U.I. (24), një 15-vjeçar, të gjithë nga Ohri, si dhe A.S.I. (27) nga Gjermania.
Edhe drejtuesi i “Seat”-it, D.M., ka pësuar lëndime trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin Special “Shën Erazmo” në Ohër.
Është njoftuar prokurori publik, ndërsa këqyrja e vendit të ngjarjes është kryer nga një ekip i MPB- Strugë.
(Struga Ekspres)













