Saturday, August 15, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiAksident i rëndë në rrugën e vjetër Strugë-Ohër, 6 persona përfundojnë në...

Aksident i rëndë në rrugën e vjetër Strugë-Ohër, 6 persona përfundojnë në spitalin e eshtrave në Ohër

Më 14.08.2026, në orën 16:35, në MPN-Strugë është raportuar se në rrugën rajonale Strugë–Ohër ka ndodhur një aksident trafiku midis një automjeti të udhëtarëve “Hyundai”, me targa të Ohrit, i drejtuar nga A.I. (44) nga Ohri, dhe një automjeti “Seat”, me targa të Strugës, i drejtuar nga D.M. (39) nga Struga.

Në aksident, A.I., drejtuesi i “Hyundai”-t, ka marrë lëndime të rënda trupore. Lëndime trupore kanë pësuar edhe bashkudhëtarët e tij: S.I. (44), U.I. (24), një 15-vjeçar, të gjithë nga Ohri, si dhe A.S.I. (27) nga Gjermania.
Edhe drejtuesi i “Seat”-it, D.M., ka pësuar lëndime trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin Special “Shën Erazmo” në Ohër.

Është njoftuar prokurori publik, ndërsa këqyrja e vendit të ngjarjes është kryer nga një ekip i MPB- Strugë.
(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!