Wednesday, August 12, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoni“E dorëzoi shpirtin tek Zoti i Madhërishëm”, Izet Mexhiti kumton lajmin për...

“E dorëzoi shpirtin tek Zoti i Madhërishëm”, Izet Mexhiti kumton lajmin për vdekjen e babait të tij

Beqir Mexhiti, babai i bashkëkryetarit të VLEN-it, Izet Mexhiti, ka ndërruar jetë, përcjell TV21. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Mexhiti përmes një njoftimi, ku shprehu dhimbjen për humbjen e të atit. Falja e Namazit të Xhenazes do të bëhet nesër pas Namazit të Drekës në Xhaminë e Çairit, ndërsa varrimi do të zhvillohet në varrezat e fshatit Semenisht.

“Baba sot e dorëzoi shpirtin tek Zoti i Madhërishëm. Me dhimbje të thellë ju njoftoj se babai ynë, Beqir Mexhiti, ndërroi jetë. Sot familja jonë humbi njeriun që për ne ishte mbështetje, urtësi dhe forcë. Ndarja nga babai na la një zbrazëti të madhe në familjen tonë dhe, në këto çaste të rënda, fjalët janë të pakta për ta përshkruar dhimbjen. Për të gjithë familjarët, miqtë dhe njerëzit që e njohën, e respektuan, falja e Namazit për babain tonë do të bëhet nesër pas Namazit të Drekës, në Xhaminë e Çairit, ndërsa varrimi do të bëhet në varrezat e fshatit Semenisht. Babë, Zoti të mëshiroftë dhe të dhëntë Xhenetin”, ka shkruar Mexhiti.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!