Komisioni Rregullor për Energjetikë (KRRE) ka marrë vendim të ri për çmimet e derivateve të naftës, të cilat do të pësojnë ulje dhe ngritje, duke filluar nga mesnata.
Sipas vendimit të fundit, çmimi i benzinave do të ulet për 2 denarë për litër. Nga ana tjetër, çmimi i derivateve të tjera shënon rritje: nafta do të shtrenjtohet për 1 denarë, ndërsa vaji ekstra i lehtë për 0,5 denarë për litër.
Çmimet e reja të derivateve të naftës:
EUROSUPER BS-95: 91,0 denarë/litër
EUROSUPER BS-98: 93,0 denarë/litër
EURODIESEL (Nafta): 99,5 denarë/litër
Vaji ekstra i lehtë (EL-1): 98,5 denarë/litër
Çmimet e reja do të hyjnë në fuqi pas mesnate dhe do të vlejnë në të gjitha pikat e karburanteve në vend.













